Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPse po shtrenjtohen çmimet e biletave të aeroplanit në Zvicër

Pse po shtrenjtohen çmimet e biletave të aeroplanit në Zvicër

Udhëtimi ajror do të bëhet edhe më i shtrenjtë në Zvicër.

Nëse keni marrë një avion kohët e fundit, pa dyshim e keni vënë re se kostoja e fluturimit është rritur mjaft, përcjell albinfo.ch.

Ai është rritur jo vetëm si rezultat i rimëkëmbjes pas pandemisë dhe rritjes së çmimeve të karburanteve, por edhe si pasojë e masave për mbrojtjen e klimës.

“Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, ne presim që biletat e linjës ajrore të bëhen më të shtrenjta, pasi përpjekjet në favor të zhvillimit të qëndrueshëm përfshijnë investime dhe kosto të larta,” sipas Meike Fuhlrott, zëdhënëse e linjës ajrore SWISS.

Stéphane Jayet, nënkryetar i Federatës Zvicerane të Udhëtimit (FSV), grupi ombrellë për agjencitë e udhëtimit, konfirmon se “gjatë pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme transportuesit ajrorë do të duhet të investojnë masivisht për të arritur qëllimet e tyre klimatike”.

Kjo do të thotë se pasagjerët “do të përfitojnë nga këto zhvillime teknologjike, por do të duhet të paguajnë çmime më të larta për to”.

Tani është edhe sezoni pranverë-verë, sezon ky shumë i frekuentuar për pushime, rezervime për data të caktuara, të gjitha këto rrisin çmimin e biletave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments