Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaPse pikërisht tani Turqia po heq dorë nga bllokimi i anëtarësimit të...

Pse pikërisht tani Turqia po heq dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO?

Vendi i fundit nordik që pritet t’i bashkohet aleancës është ende duke e pritur ‘aminin’ e Turqisë dhe Hungarisë për anëtarësim në NATO.

Suedia iu afrua më shumë anëtarësimit në aleancën më të fuqishme ushtarake të martën pasi komiteti i punëve të jashtme të parlamentit turk dha dritën jeshile për pranimin e saj.

Pas 19 muajsh refuzimi, duket se parlamenti do ta votojë këtë çështje gjatë vitit të ardhshëm. Deputetët turq do të kthehen nga pushimet më 15 janar, raporton euronews.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hoqi dorë nga ‘veto’ për anëtarësimin e Suedisë gjatë një samiti të NATO-s në muajin korrik. Megjithatë, atij iu deshën disa muaj për ta dërguar projektligjin në parlament për ratifikim dhe javë të tëra që komisioni parlamentar të jepte pëlqimin.

Suedia dhe Finlanda kërkuan anëtarësimin në NATO mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022.

Ata kishin qenë zyrtarisht neutralë për dekada, megjithëse ishin të lidhur ngushtë me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s këtë vit pasi parlamenti turk ratifikoi ofertën e saj.

Pse ka vonesa?

Kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit suedez në NATO buronte nga besimi i saj se vendi nordik ka qenë shumë i butë ndaj mbështetësve të militantëve kurdë dhe grupeve të tjera në Suedi që Ankaraja i konsideron si kërcënues të sigurisë së turqve.

Këto përfshijnë njerëz të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka 39 vjet që po zhvillon një kryengritje ndaj shtetit turk dhe njerëz që dyshohet se ishin pjesëmarrës në grusht shtetin e vitit 2016 kundër Erdoganit. Të tjerët janë kritikë të liderit turk.

Disa vëzhgues kanë paralajmëruar se dorëzimi ndaj kërkesave të Ankarasë mund të minojë sovranitetin e Suedisë, si dhe të drejtat e atyre që Erdogan dëshiron të ekstradohen në Turqi, transmeton Telegrafi.

Turqia, Suedia dhe Finlanda arritën një marrëveshje vitin e kaluar për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë dhe Stokholmi më pas ndërmori hapa për të forcuar ligjet e saj kundër terrorizmit, duke e bërë mbështetjen për organizatat ekstremiste të dënueshme me deri në tetë vjet burg.

Por, një seri protestash anti-Turqi dhe anti-Islame në Stokholm, disa prej të cilave përfshinin djegien e Kuranit, zemëruan qeverinë e Erdoganit dhe publikun turk.

Ndërsa demonstratat u dënuan nga qeveria suedeze, Turqia kritikoi Suedinë – e cila ka ligje të rrepta që mbrojnë lirinë e fjalës – për lejimin e shfaqjeve të ndjenjave anti-myslimane.

Çfarë ka ndryshuar?

Ndërsa Suedia forcoi ligjet e saj kundër terrorizmit për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, NATO ra dakord të krijonte një koordinator të posaçëm kundër terrorizmit, ku në këtë pozicion emëroi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm, Tom Goffus.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në samitin e aleancës në muajin korrik se Suedia kishte rënë dakord “të mbështeste në mënyrë aktive përpjekjet për të rigjallëruar procesin e pranimit të Turqisë në BE”.

Stokholmi njoftoi se do të kërkonte rregullime të përmirësuara doganore dhe do të merrte hapa për të zbatuar udhëtimin evropian pa viza për qytetarët turq.

Bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE u ndalën në vitin 2018 për shkak të minimit të demokracisë dhe shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

Erdogan thotë se djegia e Kuranit nuk është liri e fjalës, kritikon Suedinë

Lexo po ashtuErdogan thotë se djegia e Kuranit nuk është liri e fjalës, kritikon Suedinë

Në fillim të këtij muaji, Erdogan e lidhi hapur anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e Ankarasë për të blerë aeroplanë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA. Ai i bëri thirrje gjithashtu Kanadasë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s që të heqin embargot e armëve ndaj Turqisë.

Disa shtete perëndimore ndaluan eksportet e armëve në Turqi në vitin 2019, pas inkursionit të saj ushtarak në veri të Sirisë kundër milicive kurde.

Gjatë debatit të së martës në komisionin parlamentar, ligjvënësi i opozitës Oguz Kaan Salici vuri në dyshim nëse qeveria kishte marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me shitjen e F-16.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden mbështet kërkesën e Turqisë për F-16, por shumë ligjvënës në Kongresin amerikan kundërshtojnë fuqimisht shitjen e armëve për Turqinë, e cila dëshiron të blejë 40 aeroplanë të rinj luftarakë F-16 dhe modernizimin e flotës së saj ekzistuese.

Çfarë ndodh më pas?

Miratimi nga komisioni parlamentar hap rrugën që protokolli i pranimit të Suedisë të debatohet dhe ratifikohet nga asambleja e përgjithshme. Më pas do të duhej të nënshkruhej nga Erdogan për të hyrë në fuqi.

Nuk ishte e qartë se kur asambleja do të debatonte për projektligjin.

Partia qeverisëse e Erdoganit, AKP dhe aleatët e saj kanë një shumicë në parlamentin prej 600 vendesh.

Biden: Suedia duhet t'i bashkohet pa vonesë NATO-s

Lexo po ashtuBiden: Suedia duhet t’i bashkohet pa vonesë NATO-s

Megjithatë, presidenti turk ka thënë se vendimi i takon ligjvënësve. Aleatët nacionalistë të partisë së tij në pushtet mbeten të shqetësuar me anëtarësimin e Suedisë dhe akuzojnë anëtarët e NATO-s për indiferencë ndaj kërcënimit të PKK ndaj Turqisë.

Këtë javë, militantët kurdë u përpoqën të depërtonin në një bazë turke në Irakun verior, duke vrarë 12 ushtarë në dy ditë përleshje.

Partitë islamike, të zemëruara nga ajo që ata e perceptojnë si heshtja e vendeve perëndimore ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza, mund të votojnë kundër projektligjit.

Faktori hungarez

Hungaria, tashmë që është e vetmja pengesë tjetër për Suedinë, nuk ka njoftuar se kur do ta ratifikojë anëtarësimin e shtetit nordik.

Partia qeverisëse e Hungarisë, Fidesz – e udhëhequr nga kryeministri populist Viktor Orban, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga aleatët e vetëm të presidentit rus, Vladimir Putin në Bashkimin Evropian – ka bllokuar ofertën e Suedisë në NATO që nga korriku i vitit 2022, duke pretenduar se politikanët suedezë kanë thënë “gënjeshtra të hapura” për kushtet e demokracisë së Hungarisë.

Megjithatë, as Orban dhe as zyrtarët e lartë hungarez nuk kanë treguar se çka kërkojnë nga Stokholmi për të zbutur rezervat e tyre për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

Suedezët me dokumentar se si po e mbyt demokracinë Orban - Hungaria tani po e shantazhon Suedinë me bllokim të anëtarësimit në NATO

Lexo po ashtuSuedezët me dokumentar se si po e mbyt demokracinë Orban – Hungaria tani po e shantazhon Suedinë me bllokim të anëtarësimit në NATO

Disa kritikë kanë pretenduar se Hungaria po përdor fuqinë e saj të mundshme të vetos mbi pranimin e Suedisë si një mjet për të marrë koncesione nga Bashkimi Evropian, i cili ka ngrirë miliarda fonde për Budapestin për shqetësimet mbi të drejtat e pakicave dhe sundimin e ligjit.

Zyrtarët hungarezë kanë thënë vazhdimisht se vendi i tyre nuk do të jetë anëtari i fundit i NATO-s që do të mbështesë ofertën e Suedisë.

Por, lëvizja e Ankarasë drejt ratifikimit sugjeron se koha për pengesa të mëtejshme mund të mbarojë.

Disa politikanë të opozitës në Hungari – të cilët kanë argumentuar për miratimin e menjëhershëm të ofertës së Suedisë – besojnë se partia e Orbanit po ndjek itinerarin e Ankarasë dhe do të votojë për ta miratuar pasi të duket e qartë se Turqia do të bëjë menjëherë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments