Friday, November 22, 2024
HomeUncategorizedPSD ia rikujton VV’së arrestimet e aktivistëve që kundërshtonin marrëveshjet me Serbinë

PSD ia rikujton VV’së arrestimet e aktivistëve që kundërshtonin marrëveshjet me Serbinë

Nol Nushi, sekretar organizativ i Partisë Socialdemorkate (PSD), të martën ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje iu janë dashur nëntë vite që ta nënshkruajë një marrëveshje të njëjtë me Serbinë për energjinë.

Përmes një positmi në Facebook, ai ka shkruar se për këto nëntë vite ka pasur shumë arrestime e lëndime të aktivistëve të LVV-së për ta kundërshtuar një marrëveshje të tillë.

“Pra, nga viti 2013, qenkan dashur 9 vite kohe, qindra arrestime e lendime te aktivisteve, qindra tubime e takime, mijera fjalime populliste, qindra premtime elektorale, qe ne fund te nenshkruhet e njejta marreveshje me Serbine”, ka shhkruar Nushi.  “Kjo nuk eshte thjesht hipokrizi, as thjeshte humbje kohe. Kjo eshte mungese guximi politik e mungese njerzilleku”.

Të martën në Bruksel është arritur marrëveshja për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmbajtja e marrëveshjes i jep autorizim kompanisë “Elektrosever”që të shpërndajë faturat e energjisë elektrike te serbët në Veriun e Kosovës. Kjo kompani do të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments