Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaProvokimet e palës serbe në vijën kufitare, KFOR i gatshëm për të...

Provokimet e palës serbe në vijën kufitare, KFOR i gatshëm për të parandaluar rreziqet dhe ruajtur stabilitetin

Në pak ditë, xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Rastin e parë e njoftoi kryeministri Albin Kurti.

“Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës”, tha Kurti tri ditë më parë.

Ndërsa, rasti tjetër ndodhi pata dy netësh në Merdare.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

KFOR-i lidhur me këtë tha se pjesëtarët e tij monitorojnë nga afër situatën përgjatë kufirit, “nëpërmjet pranisë sonë të shtuar, patrullimeve dhe aktiviteteve të vëzhgimit”.

“Jemi në kontakt të rregullt me ​​përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka thënë KFOR-i.

Misioni saktëson do të vazhdojë të marrë “të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar rreziqet e tensioneve dhe dhunës”.

Më tej, ky mision paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se koordinimi dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione “është e rëndësishme për të ruajtur sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i siguroi se pjesëtarët e tij janë të vendosur mirë “për të siguruar që do të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments