Në Komunën e Leposaviqit është tensionuar sot situata, kur protestuesit serbë e kanë kaluar rrethojën dhe kanë tentuar të futen në objektin e komunës.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar këtë rast, por kanë thënë se situata është qetësuar tash.
Zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani, ka thënë se situata është e qetë dhe se protestuesit janë larguar.