Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaProtestuesit në Zveçan tentojnë të futen dhunshëm në komunë, ndalen nga policia

Protestuesit në Zveçan tentojnë të futen dhunshëm në komunë, ndalen nga policia

Policia e Kosovës, ka njoftuar se protestuesit në e Zveçan, kanë tentuar me dhunë të futen në objekt, duke përdorur gaz lotsjellës e duke u përplasur me policinë.

Sipas njoftimit, policia është detyruar të përdor sprej për t’i larguar ata dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se policia po kujdeset për rendin dhe qetësinë publike në tri komunat veriore, pas tubimit të protestuesve.

“Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

“Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments