Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaProtestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë kthimin në kuadër të...

Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë kthimin në kuadër të Korporatës

Punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë. Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.

Protestuesit janë ulur para Qeverisë së Kosovës duke pritur që dikush te dal nga qeveri e të bisedoj me ta.

Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së re të KEK-ut, tha se KEK-u nuk mund të sigurohet nga një kompani private. Ai më tej ka shtuar se janë të gatshëm që të diskutojnë me Qeverinë për kërkesat e tyre.

“Kjo tregon që ne jemi të gatshëm që të ulemi e të diskutojmë. Pra si mund të sigurohet KEK nga një kompani private. Këta punëtor kanë dal me duar boshë, është edhe më interes të Qeverisë dhe KEK që ky shërbim të jete nga KEK”.

“Edhe një herë i’u bëjmë thirrje kështu ulu se ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë. Edhe një herë i’u bëjë thirrje që të bisedojmë. Ju na keni premtuar edhe më herët se ne kemi të drejtë, nëse na keni premtuar më herë se kemi të drejtë edhe sot kemi të drejtë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments