Monday, November 25, 2024
HomeBotaProtestë në Kabul, talibanët qëllojnë në ajër për ta shpërndarë turmën

Protestë në Kabul, talibanët qëllojnë në ajër për ta shpërndarë turmën

Talibanë të armatosur qëlluan në ajër të martën për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar në kryeqytetin afgan, Kabul. Nuk ka raportime për të lënduar.

Qindra burra e gra, të cilët brohorisnin “Rroftë rezistenca” dhe “Vdekje Pakistanit”, dolën nëpër rrugët e Kabulit për të protestuar kundër talibanëve dhe kundër asaj që e cilësojnë si ndërhyrje të Pakistanit në çështjet e brendshme të Afganistanit.

“Qeveria islamike po e qëllon popullin tonë të varfër. Këta njerëz (talibanët) janë shumë të padrejtë dhe nuk janë njerëz fare”, thotë një grua e përfshirë nga paniku nga të shtënat në një televizion iranian.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me rreth 100 amerikanë, të cilët kanë mbetur në Afgansitan, dhe se është duke punuar për t’u siguruar që fluturimet të realizohen në mënyrë të sigurt.

Duke folur para gazetarëve gjatë një vizite në Doha të Katarit, kryediplomati amerikan tha se zyrtarët talibanë u kanë thënë Shteteve të Bashkuara se do ta lejojnë lirshëm largimin e personave me dokumente të udhëtimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments