Një vendim i tillë duhet të merret edhe në Kosovë, sipas ekonomistit të njohur, Safet Gërxhaliu.
Në një prononcim për Indeksonline, Gërxhaliu tha se Qeveria e Kosovës duhet të heq akcizën për derivate që të ulet çmimi i naftës e benzinës.
Siç thotë ai, tani në këtë kohë të vështirë duhet të ndihmohet qytetari dhe bizneset.
“Si ekspert shumë herë kemi rekomandu që duhet të dilet me skenarë të ndryshëm për t’i ndihmuar qytetarëve e Kosovës dhe bizneset në këtë kohë të krizës. Duhet të mësojmë nga modelet më të avancuara që kanë përdorë vendet në rajon.
Në këtë drejtim, ngrirja dhe lëvizja qoftë e akcizës qoftë e tatimit në vlerën e shtuar, qoftë për produktet strategjike, qoftë për ato bazike, duhet të jetë një alternativë që dua të besoj që Qeveria do ta analizojë. Vërtetë është koha kur duhet qytetari dhe biznesi ta kenë dorën e shtetit në këto kohë të vështira”, u shpreh Gërxhaliu.
Gjermania do të ulë taksat për benzinën me rreth 30 cent për tre muaj dhe me rreth 17 cent për naftën./