Raportimet mbi gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së janë duke vazhduar në media vendore e ato botërore. Pikërisht sot, “Kosova: Konflikti që nuk do të ndalet” është një video-histori e tre korrespondentëve të BBC-së që shpjegojnë luftën e Kosovës dy dekada më vonë.
Duke e pasqyruar se kjo histori është konflikti në Evropë që nuk do të largohet, gazetarët shprehen se dy dekada pas përfundimit të luftës, plagët janë ende të hapura.
Në rrëfimin e tyre, ata tregonin për shikuesit së në vitet 1990 serbët nga Serbia sundonin Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, 90% e popullsisë, duke i privuar nga të drejtat themelore të njeriut.
“Ata nuk mund të punësoheshin në qeveri, fëmijët ishin dëbuar nga shkollat… Ishte vërtet një regjim shumë shumë shtypës”, rrëfehet gazetari duke përshkruar gjendjen e Kosovës në kohën e luftës.
Për shkak të ngjarjeve të shumta në luftën e viteve 99, rrjedhimisht kishte shumë tregime dhe dëshmi të masakrave.
“Më kujtohet një fëmijë shqiptar 9 vjeçar në qytetin e Prekazit”, tregonte një prej gazetarëve. “Sytë e tij ishin të hapur duke shikuar qiellin e ftohtë, (ishte shumë shumë ftohtë), dhe ai kishte një plumb në ballë.”
Por, ndonjëherë ishte vështirë të zbuloheshin ngjarjet makabre në praninë e forcave serbe. Korrospodentët treguan se vetëm atëherë kur serbët nën presionin e Nato-s vendosën të largoheshin, ishte e mundur të sillesh përreth dhe të shohësh trupat e vdekur të kalbur anëve rrugëve.
Njerëzit kishin plot dëshmi të tmerrshme se çfarë ju kishte ndodhur. BBC shpjegon se si rezultat i gjithë kësaj, sot një trashëgimi e vërtetë hidhërimi brenda popujve vazhdon të ekzistoj. Në këtë aspekt u theksua “hidhërimi” që vazhdoi në Kupën e Botës në vitin 2018. Është fjala për ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.
“Kjo ishte më shumë se sa thjeshtë fitore për ta. Ata dëshironin që njerëzit e vendlindjes së tyre të ndiheshin krenarë që të paktën disa shqiptarë shënuan një lloj fitore kundër Serbisë”, u shpreh gazetarja e BBC-së që kishte raportuar nga lufta e Kosovës.
Një perspektivë tjetër nënvizonte se të dy lojtarët, Graniti dhe Xhaka, ishin të lindur në Zvicër dhe përsëri kur shënuan, reagimi i tyre ishte nacionalist. Pra kjo tregonte që ishin rritur në familje nacionaliste. Por, gjithashtu për gjeneratën e re këto gjëra ishin shumë të rëndësishme.
Përfundimisht, BBC thekson se Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën, shqiptarët dhe serbët nuk do të pajtohen. Sipas tyre koha nuk mund të kthehet prapa. Kosova nuk do të kthehet përsëri në Serbi dhe Serbia nuk do t’a marrë Kosovën!