Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj të arrestuarve për sulmin terrorist në veri

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj të arrestuarve për sulmin terrorist në veri

Prokuroria Speciale paraqet kërkesë për paraburgim ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku vranë policin Afrim Bunjaku. Inicialet e tye janë V.T, B.S dhe D.M,

Ata dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.Seanca do të mbahet sot e martë, nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments