Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeProkuroria: Nuk ka personel mjekësor në mesin e viktimave në Tetovë

Prokuroria: Nuk ka personel mjekësor në mesin e viktimave në Tetovë

Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve mbrëmë në Tetovë nga shpërthimi i zjarrit, shkruan Alsat.mk.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku po ashtu u konfirmua se ka shkuar në 14 numri i viktimave dhe se disa nga trupat është vështirë të identifikohen.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments