Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin për vrasjen në Batllavë

Prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin për vrasjen në Batllavë

Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur u vra.

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për Express se prokurori kujdestar i departamentit të Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes dhe se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas Prokurorisë, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepëen penale “Vrasja e rëndë”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimin të rrethanave të këtij rasti”, thuhet për gazetën.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments