Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria: Motivi i kryerjes së krimeve, fitimi i pushtetit

Prokuroria: Motivi i kryerjes së krimeve, fitimi i pushtetit

Ai ka thënë se katër të akuzuarit ishin anëtarë kryesor të Shtabit të Përgjithshëm, dhe se mbanin poste të larta drejtuese në UÇK.

“Të katër pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësor të UÇK-së. Por kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekti i gjykimit që po fillon sot”, tha Whiting.

Prokurori ka shtuar se “provat do të tregojnë se katër të akuzuarit në rolet e tyre si udhëheqës të lartë në Shtabin e Përgjithshëm mbështetën dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës”

Prokurori Whiting ka shtuar se “shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës”.

“Kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin, torturimin dhe nganjëherë edhe vdekjen e kundërshtarëve”, tha ai.

Whiting ka shtuar se Gjykata nuk akuzon UÇK-në dhe të gjithë anëtarët e saj, nëse dikush e thotë këtë kjo nuk është e vërtetë. Akuzat janë vetëm ndaj katër të akuzuarve. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments