Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria kërkon paraburgim për dy zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, të...

Prokuroria kërkon paraburgim për dy zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, të dyshuar për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet M.R., dhe E.R., në drejtim të veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës​ penale marrja e ryshfetit”, si dhe ndaj personave me inicialet L.T., dhe D.S., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, lidhur me çështjen penale të marrjes së ryshfetit, prokurori i rastit ka ndërmarrë një mori veprimesh hetimore, duke lëshuar urdhëresë par zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe në bazë të simulimit të veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare personit me inicialet M.R., (drejtor në AQP), ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë, e po ashtu, me aktvendim të prokurorit të kësaj çështje është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh edhe personi me inicialet E.R., për shkak se i njëjti dyshohet t’i ketë ndihmuar të lartcekurit në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa, lidhur me çështjen penale të shit-blerjes së narkotikëve, sipas autorizimeve të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur rreth 12 kg, substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e kontrollit të lokacioneve të banimit të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Prizren, me ç’ rast në banesën e të dyshuarit D.S., është gjetur një sasi prej 5.746.3 kg substancë narkotike, po ashtu, në këtë çështje penale janë sekuestruar 1 veturë, 2 peshore,  3 telefona, 470 € dhe 200 lekë të Shqipërisë.

Të dyshuarit L.T., dhe D.S, me aktvendim të prokurorit ndodhen nën masën e ndalimit pre 48 orësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments