Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaProjekt-kodi i procedurës penale shqyrtohet në seancën e ardhshme

Projekt-kodi i procedurës penale shqyrtohet në seancën e ardhshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare më 19 tetor në të cilën ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi i parë i projekt-kodit të procedurës penale. Përveç kësaj, në këtë seancë do të dalin në shqyrtim një sërë projektligjesh të dërguara nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kodi i procedurës penale është dokument që duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi sa më parë, duke theksuar se ka qenë projekt-kod që është miratuar fillimisht në kohën sa ai ka qenë ministër i Drejtësisë, por i kthyer prapa në qeveri pas dorëheqjes së kryeministrit në atë kohë.

“Është një dokument që duhet sa më shpejtë të miratohet dhe të hyjë në fuqi sepse për ne disa prej masave jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat i kemi pas përgatitur dhe që lidhen direkt me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç është suspendimi i zyrtarëve publik që janë me aktakuza, zgjatja e hetimit, dënimi në mungesë e shumë e shumë çështje të tjera që janë të rëndësishme të miratohen pas miratimit të kodit penal i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2019”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Për seancën e ardhshme janë paraparë në rend dite 25 pika, ndër të cilat janë një sërë projektligjesh nga Ministria e Shëndetësisë dhe shqyrtimi i parë i projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Mbledhja e sotme e kryesisë është mbajtur pa shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, të dy këta kandidatë për kryetar komunash në zgjedhjet e 17 tetorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments