Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaProgramet televizive “mollë sherri” për të burgosurit e Dubravës

Programet televizive “mollë sherri” për të burgosurit e Dubravës

Edhe një vit e kaluan në mungesë të lirisë. 650 persona e mbyllën vitin 2021 në Burgun e Dubravës si të dënuar për vepra të ndryshme penale, disa të dënuar gjatë këtij viti e disa më herët.

 

Gjatë vitit 2021 në këtë qendër korrektuese janë pranuar 800 të burgosur, ndërsa janë liruara 500.

Derisa, dënimi në këtë burgut vuhet për vepra të ndryshme, pjesa më e madhe e të burgosurve kanë përfunduar këtu për dy vepra.

Zyrafete Imeraj, zëvendëse e drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës , ka treguar për lajmi.net se aktualisht për vrasje po vuajnë dënimin 80 të burgosur.

“Fatkeqësisht numri i veprave penale të vjedhjes dhe grabitjeve është në rritje dhe numri më i madh i të burgosurve që vuajnë dënimin në këtë qendër janë për këto vepra penale. Prej numrit të përgjithshëm diku 250 të burgosur janë për vjedhje dhe vjedhje grabitqare. Ndërsa pasojnë të burgosurit për vepra posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, veprat për vrasje dhe vepra të tjera me dënime më të shkurta. Për momentin të burgosur për vrasje janë rreth 80. Të burgosurit për vrasje janë të dënuar prej 1 deri në 40 vjet burgim”, është shprehur ajo.

Për veprën penale të vrasjes në Burgun e Dubravës dërgohen vetëm ata që janë dënuar deri në 15 vjet burgim, pasi të dënuarit me më shumë vite dërgohen në burgun e sigurisë së lartë.

Por, në Dubravë aktualisht të dënuarit janë nga mosha 21 vjeçare deri në moshën 85 vjeçare.

E, në mënyrë që ditët këtu të kalohen më lehtë ata kanë të drejtën që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme e disa edhe të punojnë brenda hapësirave të burgut. E të gjitha këto aktivitete kanë vazhduar edhe gjatë pjesës më të madhe të vitit, pavarësisht situatës me covid-19.

Por, jo gjithçka këtu shkon mirë. Të burgosurit ndeshën edhe më incidente mes vetes. Arsyet për këto përleshje janë nga më të ndryshmet, por më së shumti për shkak të mos-preferencave të njëjta qoftë edhe për programe televizive.

“Ka incidente, por nuk janë që kanë rreziku sigurinë e burgut apo jetën e të burgosurve. Normalisht ka mosmarrëveshje në raport të burgosur me të burgosur, mund të ndodhin edhe rrahjet dhe fjaloset, për të cilat merren masat, por incidente të rënda nuk kanë ndodhur. Kohëve të fundit nuk kemi pas as ikje e as cenim e rrezikshmërisë së burgut në përgjithësi. Është e kuptueshme se të qëndrosh mbyllur sigurisht që vjen deri te reagimet dhe mosmarrëveshjet me të burgosurit… Mosmarrëveshjet janë si ‘unë dua ta shoh një program tjetër në tv e unë një tjetër’, ‘e pastrove dhomën, nuk e pastrove dhomën’, incidente gjatë aktiviteteve sportive. Këta janë krejt normale”, ka treguar Imeraj.

Përveç mosmarrëveshjeve mes vete, të burgosurit shpesh kanë ankesa edhe për stafin e burgut.

“Ankesa ka në mënyrë individuale dhe kryesisht për marrjen beneficioneve. Për me fitu i burgosuri beneficione duhet me pas sjellje të mira dhe pas siguri qoftë për lirimin e tij në shtëpi, me pas siguri që ai shkon në shtëpi dhe kthehet ose është i sigurt në ambientin ku qëndron dhe komuniteti është i sigurt… Në rast të refuzimit të beneficioneve pasojnë ankesat. Është një procedurë e ankesave që i burgosuri ka të drejtë dhe drejtori e kthen përgjigjen. Nëse i burgosuri është i pakënaqur me përgjigjen e drejtorit, atëherë e ka të drejtën e ankesës në nivelin e dytë, te drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, Aktualisht në institucionet korrektuese të Kosovës  janë 1730 të burgosur, prej tyre 613 janë të paraburgosur, ndërsa 1117 janë të dënuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments