Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor teksa ka komentuar dramën e 2 prillit, ku Kurti kërcënonte opozitën me shkuarje në zgjedhje në rast se nuk do të kalonte Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ka rekomanduar kryeministrit të “mos e imitojë Erdoganin”.
Ben-Meir, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se në mënyrë që të ruhet integriteti demokratik, Kurti nuk duhet të iniciojë ultimatume ndaj opozitës.
“Megjithëse partia opozitare LDK pranoi të votojë Vjosa Osmanin si presidente, do të kishte qenë shumë më e mençur nga ana e Kurtit të mos kërcënonte shkuarjen në zgjedhje të reja vetëm sepse njëra nga partitë e tjera nga opozita nuk pajtohet me mendimet e tij”, deklaroi profesori amerikan.
“Për të ruajtur integritetin demokratik të Kosovës, kryeministri nuk duhet të lëshojë ultimatume, të cilat minojnë parimin e këshillës dhe pëlqimit mbi të cilin mbështetet demokracia. Kurti nuk duhet të imitojë Erdoganin e Turqisë, i cili tani përdor parlamentin si plastelinë, që të votohet çdo legjislacion të favorshëm që ai dëshiron”, potencoi tutje ai.
Ndërkaq, sa i përket reformës zgjedhore, përkatësisht ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor i ka rekomanduar kreut të ekzekutivit që ta përfshijë opozitën në diskutim.
“Në analizën përfundimtare, lejimi i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit të votojnë do të ndikonte gjithashtu në partitë opozitare. Kurti duhet të prezantojë një legjislacion të tillë që të debatohet në parlament dhe të arrihet një konsensus, ndërsa gjithashtu të përfitojë nga kontributi që shoqëria civile mund të ketë për të ofruar lidhur me këtë çështje”, shtoi tutje ai.
I pyetur nëse presidenti duhet të zgjedhet me votë popullore, Ben-Meir ka dhënë një propozim më ndryshe për zgjedhjet parlamentare.
“Zgjedhjet e shpeshta parlamentare në Kosovë më