Real Madrid mori avantazhin e ditës së fundit të afatit veror për të nënshkruar me talentin francez, Eduardo Camavinga.
Mesfushori kushtoi 30 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse, me Rennes që dëshironte ta shesë para se t’i skadonte kontrata verën tjetër.
18-vjeçar sidoqoftë do t’i sjellë pak probleme për trajnerin Carlo Ancelotti.
Momentalisht, nuk ka ndonjë rol të saktë në fushë dhe trajneri duhet të vendos ku ta përshtat.
Tre titullarët si Casemiro, Kroos dhe Modric, kanë rezerva si Valverde dhe Isco, bashkë me Dani Ceballos.
Camavinga ishte lojtari kryesor te Rennes, por në Madrid mund të jetë lojtar i stolit dhe mund t’i ndalohet rritja e vazhdueshme si lojtar.
Stili i lojës së francezit është që i pëlqen të niset përpara, pastaj të kthehet në mbrojtje.
Kjo e bën edhe më të vështirë, ngase Casemiro është i paprekshëm në atë pozitë.
Ndoshta mund të luajë si qendër, por nuk ka taktikat, disiplinën ose vizionin e Kroos.
Opsioni i vetëm është që të marrë pozitën e Modric, por edhe ajo do jetë shumë problem, ngase kroati vazhdon të jetë në formën më të mirë të mundshme.
Ancelotti do duhet të punojë që ta përshtat Camavingan në formacion, ngase nuk mund të jetë i njëjti lojtar që ishte te Rennes.
Madrid nuk ka luksin ta vendos si mesfushor ofensivë, sepse Camavinga nuk është një golashënues, pra ka shënuar vetëm dy gola në tre sezone te Rennes në Ligue 1.