Skuadra e Spezias po përballet me probleme të shumta.
Spezia është detyruar të ndërprejë përgatitjet që ishin duke i bërë para fillimit të sezonit të ri.
Klubi italian ka njoftuar se në testet e bëra së fundmi, pozitiv me virus kanë rezultuar gjashtë futbollist dhe një anëtar i stafit.
Spezia tashnë si masë paraprake ka pezulluar përkohësisht stërvitjet, dhe i gjithë grupi i ekipit do të futet në izolim dhe do të ndjek rregullat e parashikuara nga protokolli shëndetësor.
Skuadra nga Italia po përballet edhe me probleme të tjera, pasi FIFA ka vendosur të ia ndaloj transferimet për dy vitet e ardhshme, për shkak të parregullsive që ka bërë skuadra në transferimet e futbollistëve minoren.
📌 Comunicato Ufficiale: #COVID19
➡️https://t.co/D7f1PzFMI5 pic.twitter.com/gnolmrbFvw
— Spezia Calcio (@acspezia) July 17, 2021