Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePritja pa diplomatët kryesorë, kë e përshëndeti Osmani në fjalën e saj

Pritja pa diplomatët kryesorë, kë e përshëndeti Osmani në fjalën e saj

Ambasadorët e vendeve të Quintit e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Bojkotin e ambasadorëve në këtë ceremoni e konfirmon edhe fjalimi i Presidentes Osmani, e cila nuk përshëndet asnjërin nga ambasadorët e shteteve.

Presidentja në hyrje të fjalës së saj përshëndet vetëm kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin e Qeverisë Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-presidentët Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga dhe asnjë tjetër emër të veçantë.

Presidenca dhe posaqërisht Kryeministria është përplasur ashpër me faktorët ndërkombëtare për tensionet në veri, duke kundërshtuar kërkesat e shteteve aleate për tërheqjen e forcave të njësisë speciale policore nga veriu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments