Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka publikuar disa fotogafi në profilin e tij, gjatë pritjes lamtumirëse të organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, shkruan Express.
Rama ka zgjedhur t’i publikojë edhe momentet e përshendetjes me kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Gjithashtu shihet në një komunikim shumë të afërt me presidenten Vjosa Osmani.
Në mesin e fotografive është edhe ajo e përshendetjes me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Festuam mbrëmë një rrugëtim të mrekullueshëm të miqësisë dhe diplomacisë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit Nicholas Abbott Falënderimet tona të përzemërta për forcimin e lidhjeve që kapërcejnë kufijtë dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona 🤝 Miqësia e Kosovës me Britaninë e Madhe është e shenjtë.Prishtina do të ju mirëpresë gjithmonë! “, ka shkruar Rama.