Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPritet rinisja e dialogut mes shqiptarëve të Luginës dhe qeverisë serbe

Pritet rinisja e dialogut mes shqiptarëve të Luginës dhe qeverisë serbe

Nesër pritet të rifillojë dialogu i ngecur në mes të qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës rreth platformës politike të aprovuar nga këta të fundit për të drejta në arsim, kulturë, informim, simbole kombëtare, dygjuhësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Në takimin e parë tashmë të paralajmëruar pritet që të diskutohet për arsimin shqip dhe problemet që e përcjellin atë.

“Me mbështetjen e zyrtarëve në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare përfundimisht do të fillojmë të zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me pranimin e diplomave nga Republika e Kosovës, heqjen e të gjitha pengesave sa i përket njohjes së diplomave nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, zgjidhjen e çështjes së mungesës së teksteve mësimore, zgjidhjen e çështjeve tjera teknike që kanë të bëjnë me cilësinë e mësimit në Luginë të Preshevës’, tha Ragmi Mustafa, kryetar i KNSH’së për RTK’në.

Mustafa ka thënë se këto kërkesa në këtë dialog kanë për bazë përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë në këtë rajon të cilët skajshmërisht ishin të injoruar deri më tani nga qeveria në Beograd ndërsa zgjidhja e statusit politik të shqiptarëve të Luginës pritet të zgjidhet në dialogun Prishtinë Beograd.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments