Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme“Prishtina Parking” me Rregullore të re, Havolli tregon detajet

“Prishtina Parking” me Rregullore të re, Havolli tregon detajet

Kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se draftimi i Rregullores së re ka marr një kohë të gjatë, kjo pasi janë bërë disa analiza lidhur me problemet që ekzistojnë.

Sipas tij, Rregullorja e re e cila pritet që të hyjë në fuqi gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti, do të i’u mundësojë banorëve rezidentë që automjetin e parë ta kenë pa pagesë.

Poashtu ai sqaroi se kjo Rregullore do të ofrojë shërbime sa më cilësore edhe për banorët rezidentë, por edhe për pjesën tjetër të kryeqytetit.

Havolli shtoi se nga analizat që janë bërë dhe statistikat që i kanë mbledhur nga tereni, del që problemet me të cilat janë duke u përballur banorët sa i përket parkingjeve.

“Procesi i draftimit të rregullores së re ka marr një kohë mjaftë të gjatë sepse kemi pasur nevojë ne si ndërmarrje që ti kemi disa analiza me konkrete lidhur me problemet të cilat ekzistojnë në zonat rezidenciale”.

“Të gjitha zonat rezidenciale janë të mbi ngarkuara nga prezenca e automjeteve, por ne si ndërmarrje kemi venë një mbledhje të statistikave dhe kemi krahasuar se cilët janë të banorëve rezidentë dhe të cilat janë automjete e zonave për rreth të cilave nuk ju takon të parkohen në ato zona. Kemi konstatuar se problemi është i zgjidhur pothuajse në secilën lagje të kryeqytetit”, tha ai.

Ai tha se ndërmarrja publike ka bërë edhe vlerësimin lidhur me qëndrueshmërinë financiarë të cilën mund ta ketë në momentin kur bëhet eliminimin i pagesës nga banorët rezident.

“Si rezultat i kësaj ne kemi bërë edhe një vlerësim në lidhur me qëndrueshmërinë financiarë të ndërmarrjes në rast se bëhet edhe eliminimi i pagesës nga banorët rezidentë dhe këto analiza financiare  tregojnë që ndërmarrja nuk duhet ti inkasonte, nëse i referohemi të hyrave të viti të kaluar rreth 360 mijë euro nga kjo”.

“Mirëpo si ndërmarrje kemi pasur avancime në shumë fusha të tjera, përfshirë edhe ndërprerjen ose goditjen e disa keqpërdorimeve. Kështu që ne e kemi vënë një rikuperim të të hyrave dhe kemi vlerësuar që këtë rikuperim që e kemi bërë nga parkingjet me laura mund ta cilësojmë si korrektim të mjaftueshëm për të mbuluar humbjet të cilat shkaktohen nga lirimi i automjetit të parë për banorët rezident”, tha ai.

Havolli shtoi se propozimi i ri i cili me rregulloren e re parasheh që të eliminohet pagesa për automjetin e parë për banorët rezidentë, parashihte që në fillim të bëhet një pagesë, që nuk është përcaktuar ende.

“Ky vlerësim ka rezultuar se ne mund të dalim me një propozim të ri me të cilin ne eliminojmë pagesën për automjetin e parë për banorët rezidentë, kundrejt një vlerë fikse e cila paguhet vetëm një herë në regjistrimin e automjetit të parë. Do të jetë e detyrueshëm të regjistrohet automjeti, sepse ajo është mënyra që ne e verifikojmë nëse është banor ose jo përgjatë kontrolleve tona”.

“Do të paguhet një tarifë vetëm një herë dhe ajo tarifë do të shërbej sa për të mirëmbajt sistemin operativ të cilin ne si ndërmarrje e kemi. Nëse një automjet brenda një familje po supozojmë qëndron për një periudhë 5 vjeçare për 5 vite bëhet pagesa vetëm një herë. Vlerën ende nuk e kemi caktuar sepse do ta vlerësojmë koston ë sistemit”, tha ai.

Ai tha se shpreson që rregullorja re të jetë në funksion gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti, raporton EO.

“Rregullorja e re në urojmë dhe shpresojmë që të jetë sa më shpejt funskionale sepse kjo do të na mundësoj që të ofrojmë shërbim më cilësor për banorët rezident”.

“Urojmë që gjatë javëve në vijim të kaloj kjo që ta kemi funksional edhe gjatë sezonit së verës, nëse jo gjatë gjithë muajit korrik të paktën gjatë muajit gusht ta kemi që nga fillimi në fuqi rrugoren dhe të mund të operojmë që të ofrojmë shërbime sa më cilësore edhe për banorët rezident por edhe për pjesën tjetër”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments