Besart Berisha është larguar nga FC Prishtina, dy muaj e gjysmë pasi erdhi në kryeqytet.
Lajmi është konfirmuar nga burimet e Gazetës Express brenda klubit bardh e kaltër.
Sulmuesi 36-vjeçar debutimin me kampionen në fuqi të Kosovës e bëri kundër Dritës në Gjilan. Ai në atë ndeshje luajti 15 minuta.
Erdhi me shumë bujë dhe ishte një prej transferimeve senzacionale të bëra në Superligën e Kosovës, por Berisha u paraqit vetëm në tri ndeshje me Prishtinën, edhe ato si rezervist, me shumë pak minutazhë.
Berisha ka një karrierë të bujshme në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën.