Monday, November 25, 2024
HomeLajmePrice: SHBA-të po vazhdojnë t’i verifikojnë afganët e strehuar në Kosovë

Price: SHBA-të po vazhdojnë t’i verifikojnë afganët e strehuar në Kosovë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ned Price, tha se autoritetet amerikane po vazhdojnë verifikimin e afganëve përkohësisht të strehuar në Kosovë, para se t’u lejohet vendosja në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë vend të tretë.

Ai i bëri këto komente në takimin e rregullt me gazetarë i pyetur rreth statusit të qytetarëve afganë që janë të strehuar në Kosovë.

“Si pjesë e procesit të vazhdueshëm të verifikimit”, tha ai “disa nga ata, rastet e të cilëve kishin nevojë për përpunim shtesë, janë zhvendosur në kampin Liya, që ndodhet në kampin Bondsteel në Kosovë, ku ekipet ndërinstitucionale atje po punojnë për të përfunduar verifikimin për pranimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, ose për rivendosjen në një vend të tretë”.

Mbi një mijë e 300 shtetas afganë u strehuan në Kosovë që nga fundi i muajit gusht, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna në Afganistan. shumica e tyre janë gra, fëmijë e pleq, familjarë të kontraktorëve që kanë punuar me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Zoti Price ritheksoi mirënjohjen për qeverinë e Kosovës ndërsa nënvizoi se po bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm në kampin e trupave amerikane Bondsteel, ku janë vendosur të strehuarit, ndërkohë që po vazhdon verifikimi i tyre.

Gati gjysma e të strehuarve në Kosovë janë larguar ndërkohë, me katër fluturime në periudha të ndryshme drejt Shteteve të Bashkuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments