Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPrestigjiozja greke: Po intensifikohen raportet Greqi-Kosovë

Prestigjiozja greke: Po intensifikohen raportet Greqi-Kosovë

Gazeta e mirënjohur greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim raporteve Kosovë-Greqi pas vizitës së shefit të diplomacisë greke në Athinë.

Përmes shkrimit të gazetarit Vassilis Nedos, të titulluar “Zgjerohen raportet Greqi-Kosovë”, gazeta vë theksin tek intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ku hapi i pari ka të bëjë me zgjerimin e aktivitetit të Zyrës së Tretisë dhe Çështjeve Ekonomike që Kosova ka në Athinë.

Janë pikërisht këto zhvillime, për të cilat presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha disa ditë më parë se ndjehej i shqetësuar.

Ajo që “Kathimerini” kishte paralajmëruar më parë ndodhi mesditën e së premtes në Prishtinë ku ministry i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias konfirmoi zgjerimin e aktivitetit të Zyrës së Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë.

Pas vizitës së tij në Prishtinë,  Dendias deklaroi se raportet mes Greqisë dhe Kosovës ishin në rrugën e duhur duke shprehur dëshirën se kjo do të rrisë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vizita e Ministrit të Jashtëm në Prishtinë, ku ai u takua me të gjithë qeverinë e Kosovës, është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Athinës për të qenë e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Dendias vizitoi  Prishtinën i shoqëruar nga Zëvendës Ministri i Jashtëm për Diplomaci Ekonomike Kostas Frangogiannis, një mënyrë për të sinjalizuar vullnetin e Athinës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Ne tashmë jemi duke bashkëpunuar por ne besojmë se ka ende vend për zhvillim të mëtejshëm”, tha ai, duke iu referuar ndër të tjera infrastrukturës, produkteve bujqësore dhe transportit.

Ministri gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e Athinës për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me qëllimin e një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të drejtë për të dyja vendet. Gjithashtu Ambasadori Gjerman Ernst Reichel, shpjegoi arsyen pse Greqia nuk u ftua në konferencën për Libinë në Berlin (23 qershor).

Rikujtojmë se Dendias shprehu hapur pakënaqësinë e tij në lidhje më këtë çështje. Duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një konferencë, Rachel theksoi se qëllimi i konferencës është të merrnin pjesë vetëm  shtetet që kanë ndihmuar me trupa ushtarakë  Libinë, ndërsa vuri në dukje se kjo çështje nuk është e Gjermanisë por ka të bëjë me Kombet e Bashkuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments