Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePresidentja takon zv.këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë: Kemi nevojë...

Presidentja takon zv.këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë: Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskëshilltarin për Siguri  Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.

Në takimin me të, Osmani tha se roli i SHBA-së është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në në nivel strategjik. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik, sikurse edhe në sferën e sigurisë për t`i mbrojtur arritjet e përbashkëta”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE është në funksion të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.

Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidentja tha se Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA, për të adresuar sfidat e sigurisë.

Sipas Osmani, Kosova është e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-ve, është përcaktues në  dialog”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ky takim është zhvilluar gjatë qëndrimit të Osmanit në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments