Thursday, November 28, 2024
HomeLajmePresidentja sot pritet të takohet me krerët e partive politike për zgjedhjet...

Presidentja sot pritet të takohet me krerët e partive politike për zgjedhjet në Veri

Presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit.

Kështu ka konfirmuar dje  këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Por, Gazeta Express nga burime të saj ka mësuar që Presidentja Osmani mbrëmë u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare për t’u takuar sot në ora 14:30.

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Po ashtu, dje ka qenë e paraparë të mbahej një mes saj dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që pritej t’i bënte rekomandime Presidentes Osmani, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur.

Pas incidenteve në veri, nga SHBA kanë thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato duhet të shtyhen. Këtij mendimi i është bashkëngjitur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se zgjedhjet duhet të shtyhen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments