Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani udhëton drejt Katarit, do të marrë pjesë në Forumin e...

Presidentja Osmani udhëton drejt Katarit, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Katar, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas,

Sipas njoftimit, ajo ka udhëtuar drejt këtij shteti me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Than

Gjatë vizitës, asaj do t’i bashkohet edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Në Forumin e Dohas, Presidentja Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.

Gjatë vizitës në Katar, Presidentes Osmani do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla- Schëarz.

Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments