Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta organizojë sonte manifestimin tradicional, të njohur si “Darka e Lamës”.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Presidenca.
“Në orën 18:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës”, thuhet në njoftim.
“Dita e Falënderimit – Darka e Lamës” është ceremoni tradicionale institucionale e organizuar nga Presidenti/ja e Republikës së Kosovës.