Saturday, September 21, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani niset drejt Drenasit, e vlerëson lart këtë komunë

Presidentja Osmani niset drejt Drenasit, e vlerëson lart këtë komunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur drejt Drenasit.

Në një video live nga vetura, e para e vendit tha se kjo komunë ka histori të jashtëzakonshme të njerëzve trima e trimëresha, njerëz që e kanë shkruar historinë e Kosovës.

“Jemi rrugës për në komunën e Drenasit, komunë me një histori të jashtëzakonshme të njerëzve trima e trimëresha, njerëz që e kanë shkruar historinë e Kosovës, njerëz që kanë sakrifikuar shumë për lirinë që e gëzojmë shumë sot. Njëkohësisht edhe njerëz që kanë prosperuar e kanë ecur përpara dhe sot na bëjnë krenar me sukseset e tyre kudo”, tha Osmani.

Vjosa Osmani tutje njoftoi se do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, me rinën, përfaqësues të organizatave joqeveritare e qytetarë të Drenasit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments