Thursday, November 28, 2024
HomeLajmePresidentja Osmani në Forumin Diplomatik, takohet me Stoltenbergun e Erdoganin

Presidentja Osmani në Forumin Diplomatik, takohet me Stoltenbergun e Erdoganin

Preisdentja Vjosa Osmani është takuar sërish me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Forumin Dimplomatik të Antalisë. Osmani në Turqi ka takuar edhe homologë e liderë të tjerë, duke publikuar në Facebook disa forografi nga këto takime.

“Edicioni i dytë i Forumit Diplomatik të Antalisë ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar dhe diskutuar me homologë e liderë nga mbarë bota për rëndësinë e aleancave dhe bashkërenditjes së qëndrimeve e veprimeve karshi zhvillimeve të fundit në Evropë dhe jo vetëm. E falënderoj Presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe Ministrin Mevlüt Çavuşoğlu për mikpritjen e delegacionit tonë”, ka shkruar Osmani.

Në mesin e takimeve, Osmani njoftoi se ka biseduar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Pata po ashtu rastin të shkëmbej vlerësime rreth zhvillimeve të fundit edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, shkroi presidentja.

“Në të gjitha këto takime, së bashku me Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz, potencuam qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale. ADF është shndërruar në platformë të përmasave globale për diskutime përmbajtësore e strategjike, e të cilat u realizuan në një moment tejet të rëndësishëm”, theksoi ajo.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments