Zotëriu i Parë, Prindron Sadriu është bërë pronar i një shtëpie të re në ‘Marigona Hill’, katër vjet pasi ai dhe presidentja Vjosa Osmani deklaruan kontraktimin e shtëpisë së parë në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës.
Në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2022, të publikuar këtë vit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, presidentja e Kosovës ka deklaruar blerjen e shtëpisë të vlerësuar 520 mijë euro.
Në formular, presidentja ka deklaruar se shtëpia është në pronësi të bashkëshortit të saj.
Prejardhja e pasurisë për blerjen e kësaj shtëpie ka ardhur nga shitja e shtëpisë së Prindon Sadriut në Australi, nga shitja e shtëpisë së prindërve të tij si dhe nga kursime e hua familjare, ka deklaruar Osmani.“Shitja e shtëpise në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”, thuhet në deklarim.“Shitja e shtëpise në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”, thuhet në deklarim.Megjithatë, bazuar në deklarimet e mëhershme të Vjosa Osmanit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk ishte raportuar asnjëherë shtëpia me sipërfaqe 218 metra katror në pronësi të Sadriut, e cila është prezantuar si origjinë e mjeteve për blerjen e shtëpisë së re.
Paparaci, ka mësuar se kjo shtëpi e re – e përshkruar si ‘banim në varg’ në formularin e APK-së – ndodhet në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës. Aty janë të vendosur edhe afaristë milionerë e figura të tjera politike. Në ‘Marigona Hill’ posedon banesë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Shtëpia e re e deklaruar nga presidentja Osmani, ka një sipërfaqe prej 218 metrave katror, bazuar në formularin publik të APK-së.
“Banim në varg (e kontraktuar por nuk është ende në pronësi të deklaruesit) – nuk ka vlerë reale, në ndërtim të vrazhdë”, kishte deklaruar Osmani në formularin e plotësuar më 2021.
Në formularin e vitit paraprak, më 2020, kontraktimi i këtij ‘banimi në varg’ nuk ishte deklaruar – edhe pse një vit më vonë deklaronte se ajo ishte kontraktuar më 2019.
Në formularin e vitit 2021, Osmani kishte deklaruar se për pagesën e shtëpisë së parë në ‘Marigona Hill’ ajo ka detyrime financiare rreth 87 mijë euro.Shkruan Paparaci