Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyerjes ss zgjedhjeve lokale.
Osmani para mediave tha se krerët e partitve nuk u pajtuan për shtyerjen e datës së zgjedhjeve.
Presidentja tha se do të respektoj qëndrimin e krerëve të partive, që zgjedhjet të mos shtyhen por ajo shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.
“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.
“Para disa ditësh i kam shkruajtur Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyerja e procesit zgjedhor deri nmë vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë cështje”, shtoi Osmani.
Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.
Kështu është konstatuar në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Në letër thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.