Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPresidenti slloven, Pahor javën e ardhshme viziton Kosovën

Presidenti slloven, Pahor javën e ardhshme viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga Kabineti i Presidentit Pahor.

Në takimet që presidenti slloven do të ketë në Prishtinë, pritet që të diskutohet rreth përgatitjeve për samitin Brdo-Brione

Pahor do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë një ditore.

Kujtojmë se kjo është vizita e dyte e Pahor në Kosovë, pas një vizite që kishte bërë gjatë viti 2018, në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments