Sot presidenti shqiptar Ilir Meta, pritet të vizitojë Kosovën, përkatësisht Komunën e Junikut. Ai bashkë me homologen kosovare Vjosa Osmani do të vendosin lule tek busti i heroi Edmond Hoxha.
Osmani e Meta pritet të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut.
Paraprakisht presidentja do të takohet me ta parin e kësaj komune të Dukagjinit, Ruzhdi Shehu.