Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka goditur klubet të cilat u përpoqën ta krijonin Superligën Evropiane, duke i quajtur fabulistë dhe dështakë ideatorët e saj.
Al-Khelaifi tha se UEFA doli fituese nga kjo mosmarrëveshje dhe i goditi tri klubet rebele të cilat ende s’e kanë braktisur projektin e krijimit të një lige ndarëse.
“Nuk do të shpenzoj shumë kohë duke folur për 18 prillin dhe ‘ligën jo aq super’, sepse nuk më pëlqen të përqendrohem tek fabulistët dhe dështimet”, tha Al-Khelaifi, i cili tani është shef i Shoqatës së Klubeve Evropiane.
Ai shtoi: “Ne së bashku i mbrojtëm interesat e futbollit evropian për të gjithë. Ne i bëmë ballë puçit të mesnatës. Unë thashë ‘ne do të fitojmë’ dhe ne fituam”.