Thursday, November 28, 2024
HomeBotaPresidenti i Kroacisë shkakton skandal diplomatik, Austria ia thërret ambasadorin

Presidenti i Kroacisë shkakton skandal diplomatik, Austria ia thërret ambasadorin

Ambasadori i Kroacisë në Austri, Danijel Glunçiq, të mërkurën është thirrur për t’u paraqitur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë për shkak të komenteve të Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, rreth politikave austriake për luftimin e koronavirusit, konfirmoi Ambasada e Kroacisë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Hina.

“Mund të konfirmoj se jam thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë”, i tha agjencisë ambasadori Glunçiq. Ai refuzoi që të jepte hollësi për diskutimet, shkruan televizioni N1.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Glunçiq është rritur për “deklaratat shumë të pazakonta të presidentit kroat”, të cilat, sipas deklaratës, janë refuzuar fuqishëm.

Presidenti kroat i komentoi masat e reja kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit në Austri të hënën, pas një takimi që zhvilloi me Papa Françeskun në Vatikan.

Në të njëjtën ditë, Austria vendosi masa kufizuese për lirinë e lëvizjes së personave që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe për ata që nuk e kanë lauar sëmundjen. Këta persona mund të dalin nga shtëpia ose banesa vetëm për të blerë ushqim, për të shkuar te mjeku ose në barnatore dhe për të shkuar në punë. Shkelja e kësaj mase gjobitet me një shumë të majme deri në 1.450 euro.

“Sot, personave të pavaksinuar në Austri u ndalohet dalja nga shtëpitë e tyre. Çfarë është kjo, shkencë apo metoda që t’i kujtojnë vitet e tridhjeta. Ky është fashizëm”, tha Milanoviq.

Ministria e Jashtme e Austrisë nga agjencia APA citohet të ketë thënë: “Krahasimi i masave kundër pandemisë së koronavirusit me fashizmin është i papranueshëm. Është përgjegjësia jonë që t’i mbrojmë qytetarët e Austrisë dhe po veprojmë në mënyrën e duhur.”

“Ne qartazi e përçuam befasinë tonë me këto deklarata te ambasadori kroat në Austri”, tha Peter Launsky-Tieffenthal, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments