Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPresidenti i KE-së: Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në

Presidenti i KE-së: Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian.

 

“Pika e parë dhe më e rëndësishme që u diskutua në këtë samit është që ky rajon ka një rëndësi strategjike për BE-në. Duke e thënë këtë ne e rikonfirmojmë perspektivën europiane të rajonit dhe shpresoj që do të punojmë për të pasë sukses në zgjerimin e BE-së”, ka thënë ai.

Në forumin BE-Ballkani Perëndimor është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës më herët ka konfirmuar se gjatë qëndrimit në Slloveni, pritet të mbahet edhe një takim mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku do të jenë prezent kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments