Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është intervistuar si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën vonë.
Presidenti demokrat u intervistua vullnetarisht dhe intervista zgjati mbi dy ditë, duke përfunduar të hënën, tha Ian Sams, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Biden u intervistua nga prokurori special, Robert Hur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është intervistuar si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën vonë.
Presidenti demokrat u intervistua vullnetarisht dhe intervista zgjati mbi dy ditë, duke përfunduar të hënën, tha Ian Sams, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Biden u intervistua nga prokurori special, Robert Hur.v“Siç kemi thënë nga fillimi, presidenti dhe Shtëpia e Bardhë po bashkëpunojnë me hetuesit, dhe siç është dashur, ne kemi ofruar të dhëna relevante publikisht, duke qenë sa më transparent në përputhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit të hetimit”, tha Sams.
Ndërkohë, për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara është duke u hetuar edhe rivali i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ish-presidenti republikan Donald Trump.
Ndaj Trumpit është ngritur aktakuzë penale në këtë rast, e cila është vetëm njëra nga katër aktakuzat penale ndaj tij.
Trump, i cili i ka mohuar akuzat, do të dalë para gjyqit në maj në rastin e dokumenteve federale.REL