Sunday, November 24, 2024
HomeLajmePresidenca reagon për muralin e Mladiqit në Beograd: Simboli i mbështetjes së...

Presidenca reagon për muralin e Mladiqit në Beograd: Simboli i mbështetjes së regjimit të Vuçiqit

Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës Blerim Vela ka reaguar për muralin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq në Beograd ndaj të cilit po protestohet në Beograd.

“Në qendër të Beogradit ekziston një simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiqit ndaj të dënuarit për kriminel lufte Ratko Mlladiq. Kjo është një fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave të këtij krimineli lufte. Pa u marrë me të kaluarën, Serbia gjithmonë do të mbajë për heronj të saj gjeneralët gjenocidialë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Figura e Mlladiqit është pikturuar në fasadën e një ndërtese në Beograd një muaj pasi Gjykata në Hagë ka konfirmuar dënimin e tij të përjetshëm, më 8 qershor.

Këtë të marte aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Qoroviq, u ndalua nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në këtë mural në shenjë proteste.

Incidenti ndodhi pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi një tubim të organizatës Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila donte të shlyente muralin e Mlladiqit.

Të martën, një numër i madh i policëve në uniformë qëndroi në pjesën e qytetit ku ndodhet murali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments