Tuesday, January 21, 2025
HomeLajmeKosovaPresidenca i përgjigjet Vulinit për vaksinat: Po gënjen duke përdorur gjuhë të...

Presidenca i përgjigjet Vulinit për vaksinat: Po gënjen duke përdorur gjuhë të urrejtjes

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar në Twitter pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili akuzoi presidenten Osmani se ka gënjyer.

Vela ka thënë se Vulin po vazhdojë të gënjejë dhe të përdorë gjuhën e urrejtje.

“Serbia ka joshur shtetet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme me donacione të vaksinave, vetëm që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar ndër të tjerash Vela.

Ai ka shpërndarë edhe disa lajme për donacionet e vaksinave në shtetin e Ugandës, që i referohen Kosovës si pjesë territoriale e Serbisë.

Kujtojmë se Vulin kishte deklaruar se qytetarët nga Kosova kishin shkuar për tu vaksinuar në Serbi për shkak të mosaftësisë së institucioneve në Kosovë për t’iu ofruar vaksina.

Në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani i kishte reaguar Vulinit duke thënë se Serbia ka shfrytëzuar vaksinat e dërguara nga Rusia, për t’i dërguar në shtete të Afrikës që kanë pasur mungesë të vaksinave, në mënyrë që ta përdorte këtë si mjet që të tërhiqnin njohjen nga Kosova.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments