Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePresidenca del me njoftimin për largimin e Blerim Velës nga pozita e...

Presidenca del me njoftimin për largimin e Blerim Velës nga pozita e shefit të stafit

Presidenca e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela.

Në njoftim  thuhet se Vela ka përfunduar angazhimin e tij në presidencë dhe thuhet se ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.”

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments