Sunday, November 24, 2024
HomeBotaPremtohen mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin, ky shtet u zotua për...

Premtohen mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin, ky shtet u zotua për shumën më të madhe

Shtetet donatore kanë premtuar më shumë se 1.1 miliard ndihma për Afganistanin, ku varfëria dhe uria janë përhapur edhe më shumë pas ardhjes në pushtet të talibanëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke folur në konferencën ku u kërkuan 606 milionë dollarë për t’i plotësuar nevojat e menjëhershme të afganëve, tha se është ende shumë herët të flitet për atë se sa është premtuar ndaj thirrjes për ndihmë.

“Afganët janë duke u përballur ndoshta me kohën e tyre më të rrezikshme. Populli i Afganistanit po ballafaqohet me kolapsin e një vendi të tërë, të gjithë përnjëherë”, tha Guterres.

Ai shtoi se ushqimi mund të harxhohet në fund të këtij muaji, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit, pjesë e Kombeve të Bashkuara, tha se 14 milionë njerëz janë buzë vdekjes nga uria.

Shtetet e Bashkuara u zotuan për dhurimin e 64 milionë dollarëve për ndihma humanuitare në Afganistan, ndërsa Norvegjia premtoi 11.5 milionë dollarë shtesë. Javën e kaluar, Kina premtoi ushqim e ilaçe për afganët në vlerën e 31 milionë dollarëve, kurse Pakistani tashmë ka dërguar ushqim dhe ilaçe. Edhe Irani tha se ka dërguar në Afganistan një aeroplan me ndihma.

Kina dhe Rusia thanë se barra kryesore për ta ndihmuar Afganistanin që të dalë nga kriza duhet të bjerë mbi shtetet perëndimore, shkruan Reuters,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments