Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ndër premtimet e tjera ka bërë edhe një zotim që nuk është dëgjuar asnjëherë në Kosovë.
Ai ka thënë se do të organizojë një festival ku do të zgjedhet “Miss Gjyshja”, pasi që sipas tij “janë lënë anash gjyshet tona”.
“Një pikë që e kem në programin tonë që nuk i ka shku në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, na e kemi bë premtim. Kemi me e mbajte një festival, një herë në vit, ka me pasë një organizim në mënyrë profesionale dhe kemi me e zgjedhë super-gjyshën e vitit”, ka thënë ai në Kanal10, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se do të zgjedhjet “Miss Gjyshja” 1, 2 dhe 3 në Ferizaj.
“Për arsye se janë lënë anash gjyshet tona që na dojnë neve. Askush nuk i përmend as në fushatë, as jashtë fushatë”, ka vlerësuar Ramadani.