Ditët e fundit ka pasur raportime që Premierliga kishte vendosur të mos i lejojë lojtarët e tyre të bëjnë detyrën me Kombëtare.
Kjo ishte frikë, ngase siç dihet ylli i Kosovës, Milot Rashica është pjesë e Norwich Cityt, andaj nuk dihej nëse do lejohej ta përfaqësonte Kosovën.
Por, tani Premierliga në komunikatën e fundit ka zbuluar të gjitha detajet, derisa shpjegon se është përpiluar lista e ‘kuqe’ e shteteve që nuk lejohen të përfaqësohen nga lojtarët e tyre, e në të nuk ndodhet Kosova.
Në komunikatën gjithashtu tregohet se rreth 60 lojtarë nga 19 klube nuk do udhëtojnë për të përfaqësuar shtetet e tyre.
“Kjo ndjek pozicionin aktual të FIFA -së për të mos e zgjatur përjashtimin e lirimit të përkohshëm për lojtarët që duhet të karantinohen kur kthehen nga detyra ndërkombëtare”.
“Diskutime të gjera janë zhvilluar si me FA ashtu edhe me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje, por për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të shëndetit publik në lidhje me udhëtarët që vijnë nga vendet e listës së kuqe, asnjë përjashtim nuk është dhënë.
“Nëse kërkohet karantina pas kthimit nga vendet e listës së kuqe, jo vetëm që mirëqenia dhe aftësia e lojtarëve do të ndikohen ndjeshëm, por ata gjithashtu do të jenë të padisponueshëm për t’u përgatitur dhe për të luajtur në dy raunde të ndeshjeve të Premierligë, një ndeshje të garave të klubeve UEFA-së dhe raundi i tretë i Kupës EFL.
“Kjo periudhë merr parasysh 10 ditë karantinë hoteli kur kthehet në Angli, por nuk përfshin ndonjë kohë shtesë që do t’u kërkohej lojtarëve për të rimarrë palestrën e ndeshjes”, shkruhet në komunikatë.
Ndërsa, kjo është lista e ‘kuqe’ e Premierligës, që fatmirësisht nuk ndodhet Kosova.
Shtetet që janë në listë të kuqe: Afganistan, Angola, Argjentina, Bangladesh, Bolivia, Botsvana, Brazil, Burundi, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, RD Kongo, Kosta Rika, Kuba, Republika Dominikane, Ekuador, Egjipt, Eritrea, Esvatini, Etiopia, Guajana Franceze, Gjeorgjia, Guajana, Haiti, Indonezia, Kenia, Lesoto, Malaui, Maldive, Majote, Meksika, Mongolia, Mozambiku, Mianmar, Namibia, Nepali, Omani, Pakistani, Panama, Paraguai, Peru, Filipine, Reunion, Ruanda, Sejshell, Sierra Leone, Somalia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Sudan, Surinami, Tanzania, Trinidad Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda, Uruguai, Venezuela, Zambia dhe Zimbabve.
Kosova me 2 shtator do udhëtojë për t’u përballur me Gjeorgjinë, pastaj pas tre ditëve e pret Greqinë dhe me 8 shtator përballet gjithashtu me Spanjën në “Fadil Vokrri”.