Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePrej sot, energjia elektrike paguhet më shtrenjtë

Prej sot, energjia elektrike paguhet më shtrenjtë

Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar në mbledhjen e fundit tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenjta për 15.4 për qind.

Këto tarifa hyjnë në fuqi sot (e shtunë) dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

ZRrE nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i një kWh (kilovati) energji në tarifën e lartë dhe të ulët. Nga ky institucion kanë premtuar se tarifat do të publikohen në ueb faqe por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Konsumatorët që konsumojnë 300 kWh rritja do të jetë 2.88 euro, prej 450 kWh fatura mujore do të rritet 4.18 euro. Ata që konsumojnë 600 kWh do të paguajnë 5.49 euro më shumë, ndërsa konsumatorët që harxhojnë deri 800 kWh rritja e faturës do të jetë 7.23 euro.

Për konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh do të paguajnë 10.51 euro më shumë dhe ata që harxhojnë 1200 kWh do të paguajnë 13.8 euro më tepër.

Rritjen e tarifave është arsyetuar me shmangien e reduktimeve të energjisë elektrike. Ngritja e tarifave për 15.4 për qind do të jetë për gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se kjo rritje nuk i prekë as edhe për një cent të vetëm serbët të cilët, që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinat dhe shërbimet tjera, në ndërkohë që kanë punuar për interes të Serbisë dhe kundër institucioneve të Kosovës.

KMDLNj theksoi se diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe vepër penale e kjo po ndodhë në Kosovë, shqiptarët dhe joserbët janë të detyruar të paguajnë të gjitha faturat, kurse serbët këtë nuk e bëjnë, që nga përfundimi i luftës e deri më tani.

“Në një vend normal ku ka aktivizëm qytetarë dhe deputetë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, asnjë qeveri nuk do t’i mbijetonte presionit të arsyeshëm shkaku i diskriminimit të lakuriquar në baza etnike. Po nëse ky veprim do t’iu bëhej serbëve, rasti do të shkonte deri te Kombet e Bashkuara”, u tha në reagim.

Reagime për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka pasur edhe nga partitë opozitare, komuniteti i biznesit dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments