Saturday, April 12, 2025
HomeLajmeKosovaPrattipati: Kushtetuta e Kosovës paraqet dëshmi të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe...

Prattipati: Kushtetuta e Kosovës paraqet dëshmi të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe mbrojtjes së lirive themelore

Anu Prattipati, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, tha se Kushtetua e Kosovës është dëshmi e përkushtimit dhe udhërrëfyes që shërben si kujtesë e rrugëtimit të vazhdueshëm drejt drejtësisë, barazisë dhe lirisë për të gjithë kosovarët.

“Kushtetuta e Kosovës paraqet dëshmi të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe mbrojtjes së lirive themelore. Është dokument i gjallë që ruan vlerat që udhëheqin këtë vend”, u shpreh ajo.

Këtë deklarim, Prattipati e bëri të martën gjatë shënimit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, organizim ky nga Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ajo u shpreh se ka kënaqësinë të jetë pjesë në mesin e shumë mysafirëve për të shënuar Ditën e Kushtetutës.

Pattipati, shoti se Kushtetuta shërben si udhërrëfyese drejt një shoqërie ku të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike apo prejardhja e tyre kanë të drejta dhe mundësi të barabarta.

E ngarkuara me punë në Misionin e SHBA-së në Kosovë, gjithashtu shtoi se sot janë për të nderuar një individ, puna e së cilës ka qenë instrumentale në forcimin gjyqësor të Kosovës, pra ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Ajo u shpreh se me detyrën e saj si kryetare e kësaj Gjykate, Caka-Nimani ndikoi në qasjen e saj të drejtë dhe të paanshme ndaj ligjit.

“Pasioni i Gresës për drejtësi, paanshmëri dhe transparencë hodhi themelet që do të kenë ndikim të vazhdueshëm në sistemin ligjor të Kosovës”, u shpreh Pattipati.

Po ashtu, tha se Caka-Nimani tregoi se gjyqësori është i pavarur dhe thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit të pushtetit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një shoqëri demokratike.

“Kjo punë e pandalshme shërben si frymëzim për të gjithë ata që përpiqen për drejtësi dhe qeverisje efektive në Kosovë.

Veç kësaj, Pattipati u shpreh se kjo Gjykatë mund të krenohet më shumëçka, duke filluar nga viti 2009 kur me vendimet e saj është kthyer në gurthemel të kornizës ligjore të vendit dhe se vendimet e saj vazhdojnë të ndërtojnë evolucionin ligjor dhe demokratik të Kosovës.

Sipas saj, besimi i publikut në Kushtetuese, është dëshmi e efektivitetit të saj.

“Sipas një ankete të perceptimit publik të vitit 2024, 78% e kosovarëve besojnë se Gjykata është e paanshme dhe e pavarur”, tha ajo.

Prattipati theksoi se është një shifër e jashtëzakonshme, që tregon shumë për integritetin e Gjykatës dhe rolin e saj në ruajtjen e drejtësisë për të gjithë. Tha se ky rezultat është arritur pas viteve të tëra të përkushtimit ndaj parimeve të drejtësisë.

“SHBA-ja vazhdon të mbështesë institucionet gjyqësore në Kosovë dhe rolin e tyre të rëndësishëm për të kërkuar përgjegjësi nga aktorët qeveritarët”, u shpreh Prattipati.

Veç kësaj, ajo shtoi se e kuptojnë dhe nderojnë punën e prijësve si të Gresa Caka-Nimanit, të cilët janë të përkushtuar për të siguruar që drejtësia të dhe paanshmëria nuk janë vetëm ideale, por realitete për popullin e Kosovës.

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), të martën organizoi shënimin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje, u theksua rëndësia historike e Kushtetutës, të arriturat dhe sfidat e jetësimit të Kushtetutës në praktikë.

Në këtë ngjarje, Koalicioni i organizatave joqeveritare nderoi Gresa Caka-Nimanin, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me një mirënjohje që vlerëson angazhimin dhe kontributin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments