Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPranimi i targave RKS nga Serbia mund t’i kthehet Kosovës si bumerang

Pranimi i targave RKS nga Serbia mund t’i kthehet Kosovës si bumerang

 

Hezitimi i Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e targave po shihet si rrezik për ndonjë masë tjetër sanksionuese nga Bashkimi Evropian.

Nga 1 janari veturat me targa RKS lejohen të qarkullojnë në territorin e Serbisë.

Kështu njoftoi me 25 dhjetor Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Marrëveshja për njohjen e targave ishte arritur në Bruksel para disa vitesh, por që deri tani nuk ishte zbatuar.

Mirëpo ekspertët e sigurisë vlerësojnë se hezitimi i institucioneve të Kosovës për ta zbatuar këtë marrëveshje mund t’i bëj favor të madh Vuqiçit i cili sipas tyre me mjaft derdhi i shfrytëzon këto situate.

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha thotë se Serbia ka filluar të zbatojë marrëveshjen e targave, por jo edhe Kosova e që mund të na kushtojë.

“Kam frikën se Vuçiqi si mjeshtër i këtyre marifeteve mund ta shfrytëzojë këtë vonesë të Qeverisë së Kosovës për të filluar reciprocitetin për targat e që më pas mund të në kthehet si bumerang me ndonjë masë si ato që na u vendosën nga BE-ja në vitin 2023 e që po na përcjellin edhe këtë vit”, deklaroi Hoxha në RTV Dukagjini.

Hoxha thotë se kjo e targave është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të zbatohet.

“Narrativa e Qeverisë se do të presim verifikimin nëse Serbia po e implementon vërtetë këtë marrëveshje nuk qëndron. BE-ja nuk e pranon këtë narrativë. Policia Kufitare e verifikon brenda minutash. Kam frikë se përgjegjësi mund të na bie te na. Vuçiqi me mjeshtri po e përdorë çështjen e targave me Asociacionin”, ka deklaruar Hoxha.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se liderët e Kosovës kishin premtuar se nëse kalon vetura e parë me RKS do të zbatohej vendimi edhe nga Kosova.

“Kjo ngecje nga ana e Kosovës mund të ketë pasoja. Ky hezitim i Kosovës për të filluar verifikimet mund të na hakmerret. Ne kemi Policinë kufitare që kanë dosjet dhe nuk është ndonjë problem verifikimi. Mosveprimi me kohe mund të sjellë tërheqjen e Vuçiqit. Çdo ngecje do të jetë e rrezikshme për ne dhe tërheqja e mundshme e Serbisë mund të sillte pasojat te ne karshi Bashkimit Evropian, si palë që nuk zbatojmë marrëveshjen”, ka deklaruar Hoxha.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte deklaruar se me vendimin e Qeverisë së Serbisë për njohjen e targave RKS, ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments